Ndërlidhjet

Iranianët "duhet të kenë" më shumë qasje në internet


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, mbëshetet rritjen e qasjes së iranianëve në internet.

Në një interevistë për rrjetin amerikan NBC, Rohani ka thënë se “në botën e sotme, të kesh qasje në informacion dhe të drejtë në dialog të lirë, është e drejtë e të gjithë njerëzve, përfshirë këtu edhe popullin iranian”.

Ai ka thënë se do të formojë një komision për të drejtat qytetare dhe se qasja në internet do të bazohet “në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe në moralin tonë”.

Rohani po ashtu ka theksuar se Irani nuk do luftë me askënd dhe se ai do që Lindja e Mesme të udhëhiqet nga vullneti i popullit.
XS
SM
MD
LG