Ndërlidhjet

Londra dënon sulmin ndaj EULEX-it


David Lidington
David Lidington
Ndaj vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it në afërsi të Zveçanit kanë reaguar sot edhe autoritetet britanike.

“Mbretëria e Bashkuar dënon fuqishëm këtë akt të dhunshëm dhe mbështet plotësisht përpjekjet e autoriteteve për të gjetur autorët e sulmit dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë”, ka deklaruar ministri për Evropë i Qeverisë britanike, David Lidington.

Ai ka thënë se Britania është e angazhuar për të mbështetur marrëveshjen e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të lira në gjithë Kosovën, më 3 nëntor.

“Unë gjithashtu ritheksoj mbështetjen e fuqishme të Britanisë për misionin e EULEX-it në Kosovë... Sulmet si sot nuk do të lejohen që të dëmtojnë përparimin pozitiv dhe inkurajues që kemi parë”, ka thënë Lidington.
XS
SM
MD
LG