Ndërlidhjet

Indi: Aktpadi për 4 të dyshuar për dhunimin e fotografes


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Katër persona janë akuzuar të enjten nga një gjykatë në Mumbai me dyshimin se e kanë dhunuar një fotografe të re në këtë qytet, një rast që nxiti zemërimin e indianëve rreth sigurisë së femrave në këtë shtet.

Oficerët që e luftojnë krimin, e kanë dorëzuar sot një aktpadi kundër personave në fjalë në gjykatën që ndodhet në jug të Mumbait për shkak të përdhunimit që ka ndodhur më 22 gusht.

Një i dyshuar i pestë që ka qenë nën moshën 18-vjeçare në kohën kur është kryer krimi, pritet që të gjykohet ndaras në një gjykatë për të mitur.
XS
SM
MD
LG