Ndërlidhjet

Gaultieri, shef i misionit vëzhgues për zgjedhjet e 3 nëntorit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Roberto Gaultieri është emëruar shef i misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Përfaqëueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton e cila ka vendosur të nis këtë mision si ndihmesë për zgjedhjet për pushtetin vendor të Kosovës.

Catherine Ashton në këtë njoftim është cituar të ketë thënë: "Misioni vëzhgues i BE-së ka për qëllim që të përkrahë Kosovën në realizimin e një procesi zgjedhor fer dhe gjithpërfshirës pasi zgjedhjet e 3 nëntorit janë një element esencial i marrëveshjes së 19 prillit. Vendimi për këtë një mision të tillë u bë pasi një mision kërkimor e konfirmojë se një mision vëzhgues i BE-së do të jetë i mirëpritur nga të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në proces. Unë kam besim që, nën udhëheqjen e deputetit evropian Roberto Gualtieri, misioni vëzhgues do e arrij qëlimin e tij”.
XS
SM
MD
LG