Ndërlidhjet

Danimarkë: Gjykohen 10 kurdë për terrorizëm


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Në Danimarkë ka nisur gjykimi i 10 personave me dyshimin se kanë financim të terrorizmit pasi ju kanë dhënë para një grupi separatist kurd.

Prokurorët kanë thënë se persona në fjalë kanë mbledhur së paku 23 milionë dollarë që eventualisht janë transferuar te PKK-ja, apo Partia e Punës së Kurdistanit, që konsiderohet si parti terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja.

Të dyshuarit që kanë origjinë kurde të enjtën i kanë hedhur poshtë akuzat. Ata mund të perballen deri me 10 vjet burg nëse shpallen fajtor.

Që prej kohës kur PKK ka filluar kryengritje të armatosur për autonomi të kurdëve në pjesën juglindore të Turqisë, në vitin 1984, dhjetëra mijëra njerëz e kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG