Ndërlidhjet

Zbarkon "Manuel" në Meksikë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Stuhia Manuel ka arritur në pjesën veri-perëndimore të Meksikës të enjtën, duke u bërë kështu stuhia e tretë e madhe që e godit këtë shtet në më pak se një javë, kanë thënë parashikuesit e motit.

Manuel ka arritur fillimisht në qytetin Culiacan në shtetin e Sinaloas, duke pasur shpejtësi prej 120 km për orë dhe duke sjellur me veti edhe rrezikun për më shumë vërshime dhe rrëshqitje të dheut, kanë shërbimet meteorologjike meksikane dhe ajo e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG