Ndërlidhjet

Putin: McCain i pa informuar për Rusinë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se kritikat e senatorit amerikan, John McCain për mënyrën se si udhëheqë me shtetin ai është prodhim i injorancës.

Duke folur para gazetarëve të enjtën, Putin ka thënë se McCain ka deficit të informacioneve për Rusinë.

Komentet e Putinit janë bërë pas publikimit të kritikave të ashpra të senatorit amerikan në kuadër të një editoriali në faqen ruse të internetit, Pravda.ru.

McCain e ka akuzuar qeverinë ruse për burgosjen e kundërshtarëve, manipulimin e zgjedhjeve, kontrollimin e mediave dhe ndëshkimin e paknaqësive.

McCain ka thënë se populli rus ka nevojë për një lidership më të mirë se sa ky i tanishmi që udhëhiqet nga Putin.

McCain ka thënë se Putini pretendon që të rikthejë madhështinë e Rusisë por sipas tij Putini është duke ju dhënë rusëve një ekonomi që është tërësisht e mbështetur në pak pasuri nëntokësore që do të ngriten e bien me këto mallra.

Editoriali i McCainit është publikuar pas atij të Putinit në “The New York Times” në të cilin ai u morr me ndjenjen amerikane të të qenët i “veçantë”.
XS
SM
MD
LG