Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Vështirësohet dhënia e vizave për artistët ndëkombëtar


Madonna, (Ilustrim)

Madonna, (Ilustrim)

Këngëtarja amerikane Selena Gomez, ka anuluar disa koncerte në Evropën lindore pasi autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë kërkesën e këngëtares për vizë.

Këngëtarja e “Come and Get It” ka qenë e paraparë që të këndojë në Minsk të Bjellorusisë të premtën, një ditë më pas në Kijev të Ukrainës dhe më pas do të udhëtonte për Rusi për koncertet e planifikuara në Moskë dhe Shën Petersburg.

Sipas raportimeve të mediave amerikae, megjithatë të gjitha koncertet në të tri vendet janë anuluar.

Organizatorët besojnë që Gomez e cila i përkrahë të drejtat e homoseksualve, ka qenë viktimë e një ligji kontraverz në Rusi që e ndalon “propagandën e marrëdhënieve jo tradicionale seksuale” te të miturit.

Besohet se procesi i dhënies së vizave për muzikantët ndërkombëtar është bërë më i vështirë në Rusi që prej se Madonna dhe Lady Gaga janë shprehur publikisht në të mirë të të drejtave të homoseksualve vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG