Ndërlidhjet

Kerry: OKB duhet të mos humbas kohë për Sirinë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të veproj që të sigurohet se Siria do ta implementojë marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin amerikan, Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratojë rezolutën që e përfshinë edhe kërcënimin e përdorimit të forcës nëse Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes.

"Pra, unë do t’i thoja komunitetit të kombeve: koha është e shkurtër. Të mos hargjojmë kohë duke debatuar atë që tashmë e dijmë. Në vend të kësaj, ne duhet ta pranojmë se bota po kërkon të shoh nëse ne mund të evitojmë një sulm ushtarak dhe ta arrijmë përmes procesit paqësor më shumë se çfarë premtonte intervenimi ushtarak”, ka thënë Kerry.

Kerry i ka bërë këto komente pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se sulmi i 21 gushti në periferi të Damaskut me gaz helmues është bërë duke e përdorur teknologjinë primitive që nuk bën më pjesë në inventarin e ushtrisë siriane.

"Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se ky sulm ka qenë një provokim, një dinakëri, por i realizuar me teknikë primitive”, ka thënë Putin.

Qeveria siriane gjithëmonë e ka hedhur poshtë se është fajtore për sulmin me gaz helmues duke i fajësuar forcat rebele për këtë.
XS
SM
MD
LG