Ndërlidhjet

logo-print

Departamenti i Shtetit e dënon sulmin në veri të Kosovës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një nga zëdhënëset e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf ka thënë se SHBA-të e dënojnë sulmin me armë në veri të Kosovës që rezultoi me humbjen e jetës së doganierit lituanez.

“Ne e dënojmë sulmin kundër misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, në të cilin një pjesëtar lituanez i stafit është vrarë. Ne i ofrojmë ngushëllimet tona familjes së viktimës dhe kolegëve të lënduar të tij. Në Kosovën e sotme, nuk ka hapësirë për dhunë, kërcënime dhe kanosje. Ne nxisim të gjitha palët që të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive për hetimin e atyre që janë përgjegjës për krimin dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në fillim të njoftimit dërguar mediave.

Komunikata shkon më tej duke thënë se SHBA-të i bashkohen thirrjes së Catherine Ashton për shtimin e përpjekjeve në implementimin e marrëveshjeve të arritura për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë e tillë sipas Harf mund të bëhet ndër të tjera përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse lokale të Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor.
XS
SM
MD
LG