Ndërlidhjet

Amerikani mbante ilegalisht qindra gjarpërinjë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një zyrtar për kontrollimin e kafshëve mbante qindra gjarpërinjë, duke përfshirë edhe një piton 1.8 metra të Birmanisë, si pjesë të biznesit të tij ilegal, kanë njoftuar autoritetet amerikane të enjtën.

Atij i janë gjetur 850 gjarpërinjë që e kanë vlerën gjysmë milioni dollarë në një garazhën e shtëpisë së Richard Parrinello, duke e përfshirë edhe pitonin birmanez, diçka që konsiderohet ilegale në shtetin e Nju Jorkut, raporton Associated Press.

Sipas Roy Gross, shef i një organizate amerikane për të drejtat e kafshëve ka thënë se pitonët birmanez mund të rriten deri në 9 metra dhe ata janë “një aksident që pritet të ndodhë”.

Parrinello përballet me akuza të shumfishta për mbajtjen e pitonëve dhe shkeljen e kodeve të qytetit duke e udhëhequr një biznes për leje.

Gross ka thënë se pitonët janë dërguar në një zonë për ruajtjen e kafshëve në Masaçusets, ndërsa është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me gjarpinjët e tjerë.
XS
SM
MD
LG