Ndërlidhjet

BE pajtohet me SIngaporin për marrëveshjen për tregti të lirë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Bashkimi Evropian dhe Singapori, të premtën e kanë dorëzuar për aprovim një nga marrëveshjet më gjithëpërfshirëse në botë për tregti të lirë, diçka që BE e sheh si shumë të rëndësishme drejt një marrëveshje më të gjërë me Azinë juglindore, raporton Reuters

Nëse aprovohet nga Singaporti dhe 28 shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, marrvëshja do të hynte në fuqi në fund të vitit të ardhshëm apo fillim të vitit 2015.

Tregtia në mes të BE-së dhe Singaporit arriti në 52 miliardë euro në vitin 2012.

Investimet reciproke kanë arritur në 190 miliardë euro.

Marrëeshja shkon përtej çdo marrëveshje për tregti të lirë, ndërsa palët janë pajtuar në standardet teknike për prodhime si p.sh. ato elektronike.

Për shembull, një veturë e prodhuar sipas standardeve të BE-së do të pranohet për shitje në Singapor.

Bashkimi Evropian gjithashtu përfiton mbrojtje më të mirë të “treguesve gjeografik”, prodhime të rajoneve specifike siç ëhtë shampanja apo proshuta e Parmës.

Tarifat e BE-së në të gjitha produktet e Singaporit do të zhduken për pesë vitet e ardhshme, ndërsa edhe Singapori është pajtuar për vazhdimin e tarifës zero në të gjitha importet e BE-së.
XS
SM
MD
LG