Ndërlidhjet

Në Mars nuk gjendet gazi metan, kërkimi vazhdon


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, kanë thënë se asnjë gjurmë e gazit metan nuk është gjetur nga pajisja “Mars Curiosity”, duke pakësuar shpresat për gjetjen e kushteve për jetesë në planetin e kuq.

Pajisja është dërguar në planetin Mars vitin e kaluar.

Gjatë tetë muajve të parë, “Mars Curiosity” e ka shfrytëzuar një lazer që të mbledhë mostra të ajrit, por deri më tash asgjë nuk është gjetur sa i përket metanit.

Kjo i hedh poshtë vëzhgimet e mëparshme nga anijet kozmike dhe teleskopet e vendosur në tokë që gjenin sasi të metanit në Mars.

“Curiosity” tashmë është nisur drejt një mali ku do të vazhdojë kërkimin për metanin gjatë vozitjes së gjatë.

Në planetin tonë, gazi metan lidhet me gjërat e gjalla, diçka që lëshohet kur kafshët tretën apo bimët vyshken.
XS
SM
MD
LG