Ndërlidhjet

Rebelët sirianë kundër mbështetësve të Al Kaidës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Koalicioni opozitar sirian të premtën e ka dënuar një sulm të fundit “Shteti Islamik të Irakut”, mbështetësve të Al Kaidës ndaj forcave opozitare siriane, “Ushtria e Lirë Siriane”.

“Koalicioni e dënon agresionin kundër revolucionit sirian dhe moskujdesit total ndaj jetës së sirianëve, dhe konsideron se kjo sjellje është në kundërshtim me revolucionin sirian dhe parimet që po bënë përpjekje për t’i arritur”, thuhet në një komunikatë.

Grupi e ka dënuar në veçanti marrjen në kontroll të qytezës së Azazit në kufi me Turqinë, të mërkurën pas disa orë luftimesh me forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe përpjekjet për të marrë nën kontroll edhe kalimin kufitar Bab as Salameh.
XS
SM
MD
LG