Ndërlidhjet

Papa Françesku zbut qëndrimin e kishës


Fotografi arkivi e Papa Françeskut

Fotografi arkivi e Papa Françeskut

Papa Françesku ka thënë se Kisha Katolike duhet ta distancojë vetën nga obsesioni i mësimeve në lidhje me abortin, kontraceptivët dhe homoseksualitetin.

Papa ka thënë se kisha duhet të bëhet më e mëshirshme apo të rrezikojë shkatërrimin e të gjithë godinës morale si të ishte “një shtëpi e bërë prej letrave të lojës”.

Në një intervistë për gazetën jezuite, “Civilta Cattolica”, Françesku ka thënë se ai flet për një rol më të madh të gruas në komunitetin katolik që vlerësohet se përbehet prej 1.2 miliardë njerëzve.

Megjithatë ai thotë se ky rol nuk nënkupton lejimin e priftërinjëve femra.

Papa ka thënë se priftërinjët katolik nuk duhet të jenë të ftohtë, burokratë dogmatik dhe ka shtuar se dhoma e rrëfimit nuk duhet të jetë një dhomë e torturës.

Qasja e Françeskut është krejt ndryshe prej politikave të para-ardhësit të tij konservativ, Benedict, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG