Ndërlidhjet

Sulme me bomba nëpër xhami në Pakistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku katër veta janë vrarë në Pakistan në dy sulme që kanë ndodhur në një xhami, një në afërsi të qytetit verior të Peshaëarit dhe tjetri në Karachi.

Të dy sulmet kanë ndodhurë mbrëmjen e së enjtës, sipas shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë.

Sulmi në afërsi të Peshaëarit, e ka pasur si cak një grup të klerikëve islamik që kanë shkuar nga një fshat te tjetri për mësime fetare.

Grupi ka qenë duke qëndruar në një xhami sunnite kur militantët në motoçikleta kanë hedhur granata në ta, duke vrarë tre prej klerikëve dhe lënduar 15 të tjerë.

Në Karachi, një person është vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar në një sulm në një xhami Shiite në lagjen Landhi.

Asnjë nga të dyshuarit në të dy sulmet nuk është arrestuar dhe se deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG