Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Jemen shkon përtej 30


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Numri i të vrarëve në Jemen ka shkuar në mbi 30 policë dhe ushtarë pas sulmit në Jemenin jugor të premtën. Sulmi thuhet se është kryer nga militantët e Al Kaedës së Gadishullit Arabik që për cak i kanë pasur një kamp ushtarak në krahinën Shabëa, duke vrarë disa policë.

Në të njejtën kohë persona të armatosur kanë sulmuar dy pika kontrolli ushtarak 15 kilometra larg vendit të sulmit të parë, duke vrarë rreth 30 ushtarë.

Këto të dhëna, megjithatë nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Al Kaeda është duke kryer sulme të shpeshta në ushtrinë dhe policinë jemenase në jug dhe lindje të këtij shteti.

Forcat jemenase janë duke luftuar militantët me ndihmën e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG