Ndërlidhjet

Janukoviq: Po shohim mundësinë për lirimin e Timoshenkos


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviq ka thënë se ai është duke kërkuar mënyra që ta nxjerrë nga burgu kundërshtaren e tij politike, ish kryeminstren, Julia Timoshenko.

Duke folur para mediave në Yalta, të premtën, Janukoviq, ka thënë se amnistimi i Timoshenkos e cila është dënuar me shtatë vjet burg nuk është lehtë.

Liderët evropianë i kanë bërë presion Janukoviqit që ta lirojë Timoshenkon, e cila është burgsour më 2011 pasi ishte dënuar për abuzim me detyrën zyrtare kur ajo ishte kryeministër nga viti 2007 – 2010.

Janukoviq ka thënë se “ne nuk kemi thënë as po e as jo” për lirimin e Timoshenkos, duke thënë se kjo është çështje ligjore që duhet të zgjidhet nga gjykata.

Ukraina shpreson që ta nënshkruaj një marrëveshje me rëndësi me BE-në për tregti të lirë në muajin nëntor, por Brukseli ka bërë thirrje që fillimisht të zbatojë reforma dhe të përmirësojë gabimet e “drejtësisë selective” që janë ndërmarrë deri më tash.
XS
SM
MD
LG