Ndërlidhjet

Llajçak: Vrasja në veri të Kosovës – krim i tmerrshëm


Mirosllav Llajçak
Mirosllav Llajçak
Zëvendëskryeministri i qeverisë së Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, e ka dënuar sot vrasjen e një doganieri të misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se ky ishte “krim i tmerrshëm”.

Mëtutje, zoti Llajçak, pjesëmarrës në një forum të sigurisë në Beograd, u tha gazetarëve se në mënyrë të qartë duhet të tregohet se nuk ka tolerancë ndaj këtyre incidenteve dhe se e gjithë shoqëria duhet ta dënoj krimin.

“Serbia është në rrugë të mirë për në Bashkimin Evropian”, tha Llajçak dhe shtoi se “kush punon për atë që ta shmangë dhe ta ndalë nga kjo rrugë, punon kundër qytetarëve të Serbisë”.

Ai ka vlerësuar se këtë krim nuk e sheh si përshkallëzim të dhunës, por si një aksion kriminal të atyre të cilëve nuk u pëlqejnë negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës, raporton agjencia Beta.

Vrasja ka ndodhur dje në mëngjes në Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë këtij sulmi janë plagosur edhe tre pjesëtarë të tjerë të misionit EULEX.

Sulmuesit ende nuk janë zbuluar.
XS
SM
MD
LG