Ndërlidhjet

Irak: Eksplodime vdekjeprurëse në një xhami sunite


Pamje e një pjese të qytetit Samarra në Irak
Pamje e një pjese të qytetit Samarra në Irak
Raportohet se nga dy shpërthime brenda një xhamie myslimane sunite në Samarra të Irakut, janë vrarë së paku 15 vetë.

Një zyrtar lokal i qytetit Samarra, ka njoftuar se sulmi ndodhi sot në mesditë gjatë Faljes së Xhumasë.

Zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se janë plagosur edhe 15 të tjerë.

Raportohet se Iraku po e përjeton periudhën më të keqe të dhunës në pesë vitet e fundit.

Gjatë këtij viti, militantët kanë ndërmarrë disa sulme kundër xhamive sunite dhe shiite. Kjo i ka rritur shqetësimet për kthimin e sulmeve sektare, që kulminacionin e kishin arritur në periudhën 2006-2007, me ç’rast ishin vrarë mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG