Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për kufijtë në rajonet separatiste në Gjeorgji


Pamje e qytetit të vjetër të Tbilisit
Pamje e qytetit të vjetër të Tbilisit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tbilisi ka shprehur shqetësim për aktivitetet e forcimit të kufirit në Gjeorgji, përgjatë linjave kufitare, të asaj që është përshkruar si “territore të okupuara nga Rusia të Abhazisë dhe Oshetisë Jugore”.

Në kumtesën e publikuar sot, mëtutje theksohet se ritmi i shtuar i instalimit të pengesave kufitare “mëtutje i ndanë familjet dhe fqinjët dhe ka ndikim të thellë negativ në jetësën e popullatës në të dy anët e kufirit me tela me gjemba”.

Në kumtesë, poashtu, kërkohet që barrierat të “largohen në harmoni me përkushtimet e Rusisë sipas marrëveshjes për armëpushim të vitit 2008 dhe ndaj obligimeve sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Rusia e ka njohur pavarësinë e e dy rajoneve separatiste, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008.

Rusia i mbanë trupat e saj në kufijtë e të dy këtyre rajoneve, të cilat Gjeorgjia i konsideron territore të veta.
XS
SM
MD
LG