Ndërlidhjet

Siri: Partia e zëvendëskryeministrit e përgënjeshtron armëpushimin


Qadri Jamil
Qadri Jamil
Partia e zëvendëskryeministrit të Sirisë, Qadri Jamil, e ka përgënjeshtruar raportin se ai ka thënë se qeveria do të propozoj armëpushim në bisedimet e planifikuara paqësore.

Gazeta londineze, Guardin, dje e ka botuar një intervistë me zotin Jamil, në të cilën ai ka thënë se qeveria e Sirisë është e gatshme të bëjë thirrje për armëpushim, nëse konferenca e paqes në Gjenevë të Zvicrës, do të aranzhohej ashtu siç ishte planifikuar.

Zoti Jamil, poashtu, ka thënë se Lufta Civile në këtë vend ka arritur në një rrugë pa krye, pasi asnjëra palë nuk është mjaft e fuqishme që të fitoj.

Partia Vullneti i Popullit e zotit Jamil, megjithatë, tha se komentet e tij ishin “shkurtuar dhe shtrembëruar” dhe e ka akuzuar intervistuesin e gazetës Guardian se nuk ishte “as preciz e as profesional”.

Jamil është njëri nga dy anëtarët e qeverisë së Sirisë nga partitë e vogla sekulare, në kabinetin i cili dominohet nga partia Baath e presidentit Basha al-Assad.
XS
SM
MD
LG