Ndërlidhjet

Haber dhe Kuçi, solidarizim me EULEX-in pas vrasjes se Audriusit


Komandanti i operacioneve civile të Bashkimit Evropian, Hanjsorg Haber, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, sot kanë shprehur solidaritet me personelin e misionit EULEX, pas vrasjes së kolegut të tyre, Audrius Senavicius.

Gjatë takimit të tyre në Prishtinë ata kanë diskutuar për vrasjen tragjike të doganierit të misionit EULEX, që ishte nga Lituania.

Zoti Haber, pas takimit, pos tjerash, theksoi se “këtë mëngjes, oficerët e policisë dhe të doganave të misionit kanë shkuar në detyrë në stacionet e tyre në pjesën veriore” dhe se ky është “demonstrim i jashtëzakonshëm i profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre”.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i drejtësisë i Kosovës, i ka shprehur ngushëllime misionit EULEX dhe familjes dhe miqve të të ndjerit Senavicius.

Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës qëndron e gatshme për të ofruar ndihmë për misionin EULEX nëpërmjet insntitucioneve të saj të sundimit të ligjit.

“Ne nuk do të zmbrapsemi nga ky krim” tha Kuçi, duke shtuar se do të vazhdoj implementimi i Marrëveshjes IBM.
XS
SM
MD
LG