Ndërlidhjet

Rusia: Sulmi kundër EULEX-it, përpjekje për destabilizim


Pamje nga një shesh në Moskë
Pamje nga një shesh në Moskë
Rusia e ka dënuar sulmin me armë kundër konvojit të EULEX-it në Kosovë, duke e cilësuar si provokim me qëllim të destabilizimit, ka njoftuar ministria e jashtme e Rusisë.

“Ne fuqishëm e dënojmë këtë provokim nga elementet ekstremiste”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së jashtme ruse, Alexander Lukashevich, të publikuar sot në faqen në Internet të kësaj ministrie.

“Qartas, sulmi kishte për qëllim destabilizimin e territorit para zgjedhjeve komnunale të parapara për 3 nëntor të këtij viti, për të cilat Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar t’i mbajnë në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel”, tha Lukashevich.

Dje në Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës, është vrarë një punonjës i misionit EULEX nga Lituania dhe tre të tjerë janë plagosur.

Po zhvillohen hetime për këtë vrasje.
XS
SM
MD
LG