Ndërlidhjet

Indi: I dyshuari për terrorizëm iku nga gjykata


Pamje nga qyteti Mumbai në Indi
Pamje nga qyteti Mumbai në Indi
Një terrorist i dyshuar i profilit të lartë ka ikur nga një gjykatë në Indi.

Policia tha se i dyshuari, Afzal Usmani, iku nga gjykata e ruajtur mirë në kryeqytetin komercial të Indisë, Mumbai.

Policia tha se Usmani ishte dërguar në gjykatë së bashku me të dyshuar të tjerë.

Tashmë ka filluar një aksion i gjërë i kërkimit për të ikurin.

Mediat e Indisë kanë raportuar se Usmani është pjesëtar i dyshuar i grupit islamik Muxhahedinët e Indisë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2008 për dyshime për involvim në një varg shpërthimesh në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat.

Nga sulmet me bomba ishin vrarë afro 50 vetë.

Autoritetet e Indisë e kanë shpallur jashtëligjor grupin Muxhahedinët e Indisë në vitin 2010, duke e cilësuar si organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG