Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Jepen detaje të armatimit kimik


Pamje e një pjese të një qyteti të shkaktërruar afër Damaskut në Siri

Pamje e një pjese të një qyteti të shkaktërruar afër Damaskut në Siri

Organizata për Ndalimin e Armartimit Kimik (OPCW), me seli në Hagë, thotë se nga Damasku ka marrë detaje për arsenalin e armatimit kimik të Sirisë.

Një zëdhënës i kësaj organizate tha mbrëmnë se “kemi marrë një pjesë të verifikimit dhe presim më tepër”.

Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, besohet se ka më se një mijë tonelata të helmeve kimike.

Damasku është pajtuar ta shkatërroj këtë sasi sipas propozimit të përbashkët Rusi – Shtetet e Bashkuara, që ka për qëllim evitimin e sulmit ushtarak të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë.

Në një kumtesë të ndarë, Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik tha se e ka shtyrë takimin e paraparë për të dielën, për diskutimin e planit të paraqitur nga Uashingtoni dhe Moska.

Ky takim është shtyrë disa herë gjatë kësaj jave.

Sipas burimeve diplomatike, për propozim-tekstin, që do të diskutohej në këtë mbledhje, ende nuk është arritur pajtueshmëri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG