Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Aktivistët mund të përballen me akuza penale


Anija e organizatës Greenpeace e cila është zënë nga autoritetet ruse

Anija e organizatës Greenpeace e cila është zënë nga autoritetet ruse

Autoritetet e Rusisë janë kërcënuar se do t’i akuzojnë penalisht aktivistët, që ishin në anijen e organizatës për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, e cila ishte zënë nga organet ruse.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ka njoftuar se anija e regjistruar në Amsterdam të Holandës, është drejtuar për në Murmansk, ndërsa në anije gjenden 27 vetë, përfshirë katër shtetas rusë.

Një njësi rajonale e Komitetit Hetues të Rusisë tha se po shqyrtohet mundësia e paraqitjes së akuzave për pirateri, që parasheh dënime me burg deri në 15 vjet.

Greenpeace tha se rojet bregdetare të armatosura kanë depërtuar me forcë në anije duke e konfiskuar atë, ditën e enjte, një ditë pasi dy aktivistë ishin arrestuar.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë i ka përgënjeshtruar pretendimet e organizatës Greenpeace se anija gjendej në ujërat ndërkombëtare kur ishte zënë.
XS
SM
MD
LG