Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – katër policë të vrarë


Pamje nga transporti i një makine të policisë pas një sulmi të mëparshëm me bombë në qytetin Baiji në Irak
Pamje nga transporti i një makine të policisë pas një sulmi të mëparshëm me bombë në qytetin Baiji në Irak
Nga sulmuesit vetëvrasës me bomba kundër selisë së policisë në qytetin Baiji në Irak, sot janë vrarë së paku katër policë dhe është plagosur një tjetër.

Në shënjestër të sulmit të sotëm ishte një bazë policore e forcave speciale.

Qyteti Baiji është 180 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Policia ia doli ta qëlloj për vdekje një sulmues, para se ai të arrinte në kompleksin policor.

Tre sulmuesit e tjerë vetëvrasës depërtuan brenda bazës dhe ishin angazhuar në shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa më vonë e aktivizuan eksplozivin.
XS
SM
MD
LG