Ndërlidhjet

Pakistan: U lirua nga burgu një lider i lartë taliban


Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Pakistani e ka liruar nga burgu liderin e lartë taliban, Abdul Ghani Baradar.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Pakistanit, Omar Hamik, ka konfirmuar sot se “Baradar është liruar”.

Ky lirim ishte pritur tash e një kohë dhe është bërë në përgjigjje të kërkesës nga Afganistani për lirimin e liderit taliban, me qëllim “të lehtësimit të mëtejshëm të procesit të pajtimit në Afganistan”, ka njoftuar ministria e jashtme e Pakistanit.

Baradar është njëri nga themeluesit e lëvizjes talibane dhe raportohet se ishte ndihmës i afërt i liderit shpirtëror taliban, Mullah Muhammad Omar.

Gjatë një viti Pakistani i ka liruar 33 të burgosur talibanë, me qëllim që të nxitet procesi i negociatave paqësore ndërmjet talibanëve dhe qeverisë së Afganistanit.
XS
SM
MD
LG