Ndërlidhjet

Raporti: Eksplodimi atomik ka mundur t’i godasë SHBA-të


Bombarduesi B-52

Bombarduesi B-52

Gazeta londineze Guardin ka raportuar në numrin e së premtes se dokumentet sekrete, të publikuara para pak kohe nga Shtetet e Bashkuara, tregojnë se një bombë hidrogjenike për pak nuk kishte eksploduar në shtetin Karolina Veriore, në vitin 1961.

Dokumentet tregojnë se dy bomba hidrogjenike kishin rënë nga bombarduesi B-52, pasi aeroplani ishte shkatërruar gjatë fluturimit.

Njëra nga bombat e kishte inicuar një paraqitje të vargut të eksplodimit. Autori Parker Jones nga Laboratoret Kombëtare Sandia, kishte shkruar për këtë incident në një raport sekret në vitin 1969, duke thënë se hetuesit kishin zbuluar se tri prej gjithsej katër siguresave ishin aktivizuar. Zoti Jones kishte shkruar se “një ndërprerës i thjeshtë, i tensionit të ulët, kishte qëndruar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe katastrofës madhore”.

Sikur të kishte ndodhur, eksplodimi do ta kishte fuqinë 260 herë më të madhe se bomba atomike e hedhur në Hiroshimë të Japonisë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG