Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës në Bagdad – 17 të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm në lagjen Sadr City të Bagdadit
Pamje nga një sulm i mëparshëm në lagjen Sadr City të Bagdadit
Një makinë – bombë e drejtuar nga një sulmues vetëvrasës ka eksploduar në një lagje shiite të kryeqytetit irakian Bagdad, duke vrarë së paku 17 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët thanë se në shënjestër të eksplodimit të sotëm ishte një funeral në hapësirën Sadr City.

Ky shpërthim ndodhi pas një sulmi vetëvrasës në selinë e policisë në pjesën veriore të Irakut, me ç’rast u vranë së paku 10 policë.

Dje nga shpërthimi i dy bombave brenda një xhamie sunite në Samarra, në veri të kryeqytetit Bagdad, janë vrarë 18 vetë.

Dhuna në Irak këtë vit ka shënuar rritje në nivelin që nuk është parë nga viti 2008.
XS
SM
MD
LG