Ndërlidhjet

logo-print

Najrobi: Tendosje e forcave të sigurisë dhe personave të armatosur


Pamje nga televizioni AFP TV ku shihen pjesëtarët e forcave të sigurisë duke marrë pozicione brenda qendrës tregtare pas sulmit të personave të armatosur në Najrobi

Pamje nga televizioni AFP TV ku shihen pjesëtarët e forcave të sigurisë duke marrë pozicione brenda qendrës tregtare pas sulmit të personave të armatosur në Najrobi

Raportohet se forcat e sigurisë në kryeqytetin Najrobi të Kenias janë në një gjendje të tendosjes me personat e armatosur, pas një sulmi në një qendër tregtare.

Së paku 39 vetë janë vrarë kur grupi somalez islamist Al-Shabaab e filloi një sulm në qendrën tregtare Westgate në Najrobi, e cila vizitohet nga perëndimorët dhe shtetasit e Kenias.

Nga sulmi janë plagosur edhe më se 300 vetë të tjerë.

Raportohet se personat e armatosur po e mbajnë të rrëmbyer një numër të paspecifikuar të njerëzve.

Franca dhe Kanadaja kanë njoftuar se nga dy shtatas të tyre ishin vrarë, përfshirë edhe një diplomat kanadez.
Departamenti amerikan ishtetit tha se ka raporte se një shtetas amerikan është plagosur, ndërsa Britania është shprehur se shtetasit e saj pa dyshim se janë prekur nga ky sulm.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sulmin me “shprehjet më të ashpra të mundshme”.
XS
SM
MD
LG