Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Merkel kërkoi një “mandat të fuqishëm”


Disa zgjedhës të veshur me rroba tradicionale të Bavarisë duke votuar

Disa zgjedhës të veshur me rroba tradicionale të Bavarisë duke votuar

Në Gjermani sot prej orës 8 të mëngjesit janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare.

Raportohet se Angela Merkel është favorite për ta fituar edhe mandatin e tretë të kancelares.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se Partia Demokristiane e saj do të fitoj më së shumti vota.

Por, duket se njëri nga partnerët e koalicionit aktual qeverisës të saj, partia Demokratët e Lirë, nuk do ta kalojnë kufirin prej 5%, që është i nevojshëm për sigurimin e vendeve të deputetëve në parlament. Kjo do të thotë se Angela Merkel mund të jetë e detyruar që ta formoj “koalicionin e madh” me rivalët socialdemokratë nga spektri i majtë.

Duke folur gjatë një fushate zgjedhore në Berlin, zonja Merkel u ka kërkuar votuesve që t’i mundësojnë asaj “një mandat të fuqishëm”.

Ajo, poashtu, ka bërë thirrje që të mbrohet Evropa dhe koalicioni i saj i qendrës së djathtë nga evroskeptikët, të cilët, për të parën herë, mund të hyjnë në parlamentin gjerman.

Pritet që parashikimet e para televizive do të jepen në orën 18 sipas kohës së Evropës së Mesme, kur mbyllen vendvotimet.

Gjermania është ekonomia më e madhe e Evropës, prandaj zgjedhjet në këtë vend po ndiqen për së afërti në gjithë rajonin e eurozonës.
XS
SM
MD
LG