Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Bo Xilai u dënua me burg të përjetshëm


Bo Xilai gjatë procesit gjyqësor kundër tij i ruajtur nga dy policë

Bo Xilai gjatë procesit gjyqësor kundër tij i ruajtur nga dy policë

Një gjykatë në Kinë e ka dënuar me burg të përjetshëm politikanin Bo Xilai, lidhur me akuza për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës.

Dënimi ende nuk është i formës së prerë, pasi Bo Xilai ka të drejtë ankese ndaj vendimit të sotëm gjyqësor.

Ai ishte anëtar i Politbyrosë së Partisë Komuniste dhe shef i degës në qytetin Çongqing.

Zoti Xilai i ka hedhur poshtë akuzat, por raportohet se gjykatat kineze nuk janë të pavarura dhe praktikisht është pritur vendimi për fajësinë e tij.

Rënia e politikanit Bo Xilai kishte filluar me vrasjen e një biznesmeni britanik nga bashkëshortja e tij dhe kishte vazhduar me dezertimin e një ndihmësi të afërt të tij, i cili kishte shkuar në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara, me informacion për rastin e vrasjes, pak para tranzicionit të udhëheqjes.
XS
SM
MD
LG