Ndërlidhjet

Greenpeace: Përgënjeshtrohen akuzat e Rusisë për pirateri


Anija Arctic Sunrise

Anija Arctic Sunrise

Organizata për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace Internatioanl, fuqishëm i ka refuzuar akuzat për pirateri nga Rusia, lidhur me anijen e saj Arctic Sunrise.

Në një dekalratë të paraqitur mbrëmë, udhëheqësi i lartë i organizatës, Jasper Teulings, i ka përshkurar akuzat si përpjekje e pashpresë nga autoritetet e Rusisë për ta arsyetuar depërtimin ilegal të pjesëtarëve të tyre në anijen, që ndodhej në ujërat ndërkombëtare.

Rojat bregdetare të Rusisë e okupuan anijen në Arktik, me afro 30 aktivistë, që ndodheshin në të, ditën e enjte, pasi veprimtarët ishin përpjekur të depërtojnë në platformën e naftës së Kompanisë Gazprom, për të protestuar kundër shpimeve dhe kërkimeve në rajon.

Aktivistët mbesin në anije, që është drejtuar për në portin rus Murmansk.

Hetuesit e Rusisë po e shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së akuzave për pirateri, që parasheh dënime deri në 15 vjet burg.

Mbrëmë në Stokholm të Suedisë, Sergei Ivanov, shef i stafit të presidencës ruse, e ka krahasuar aksionin e organizatës Greenpeace me “pirateri të stilit somalez”.
XS
SM
MD
LG