Ndërlidhjet

Lavrov: SHBA - shantazh Rusisë lidhur me Sirinë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara “se kanë filluar ta shantazhojnë” Rusinë, duke thënë se Uashingtoni do ta ndërprejë bashkëpunimin me Organizatën për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW), nëse Moska nuk e mbështet rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do të lejohej përdorimi i forcës në Siri.

Lavrov tha se më herët ishte pajtuar me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, se nuk do të ketë rezolutë të Kombeve të Bashkuara, derisa Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik ta publikoj deklaratën për armatimin kimik të Sirisë.

Mëtutje, zoti Lavrov i ka akuzuar vendet perëndimore për “qasje të thellë politike” ndaj krizës në Siri.

Në një intervistë të transmetuar sot në Kanalin 1 të Televizionit rus, Lavrov theksoi se vendet perëndimore po synojnë largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për të treguar se ata e “urdhërojnë muzikën” në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG