Ndërlidhjet

Najrobi: Vazhdon beteja e forcave të sigurisë me sulmuesit


Pjesëtarët e ushtrisë së Kenias afër qendrës tregtare në Najrobi e cila ishte okupuar nga persona të armatosur

Pjesëtarët e ushtrisë së Kenias afër qendrës tregtare në Najrobi e cila ishte okupuar nga persona të armatosur

Forcat e sigurisë së Kenias e kanë vazhduar betejën me personat e armatosur islamistë, që dje e kanë okupuar një qendër tregtare në kryeqytetin Najrobi.

Zyrtarët thanë sot se afro 15 persona të armatosur mbeten në këtë qendër dhe një numër i panjohur i njerëzve, që janë ndodhur aty kur ka filluar sulmi.

Zyrtarët e sigurisë thonë se deri tash janë vrarë së paku 59 vetë.

Më se 1 mijë njerëz janë evakuuar të padëmtuar nga kjo qendër tregtare.

Organizata ekstremiste Al-Shabaab, e ka marrë përgjegjësinë për sulm, për të cilin ka thënë se është ndëshkim ndaj Kenias për pjesëmarrjen e saj në misionin ndërkombëtar stabilizues në Somali.
XS
SM
MD
LG