Ndërlidhjet

Siri: Një predhë ka rënë në kompleksin e Ambasadës së Rusisë


Një kryengritës sirian me predhë në dorë në qytetin Alepo
Një kryengritës sirian me predhë në dorë në qytetin Alepo
Një predhë e mortajës ka rënë sot në territorin e Ambasadës së Rusisë në kryeqytetin Damask të Sirisë.

Një zyrtar i ambasadës i tha agjencisë ITAR-TASS se askush nuk ka pësuar lëndime nga ky incident dhe se “përfaqësia po punon normalisht”.

Ky diplomat i ka hedhur poshtë raportet e mëparshme se disa predha e kanë goditur kompleksin e ambasadës dhe se ka pasur persona të plagosur.

Observatori për zë Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se forcat kryengritëse, që po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad, e kanë hedhur këtë predhë.

Rusia është mbështetësi kryesor ndërkombëtar i regjimit të Assadit, dhe e furnizon atë me armë dhe përkrahje diplomatike.
XS
SM
MD
LG