Ndërlidhjet

Pakistan: Një kishë tronditet nga sulmet vetëvrasëse, dhjetëra të vrarë


Një grua duke qarë për vrasjen e së afërmëve të saj në shpërthimin në Peshavar

Një grua duke qarë për vrasjen e së afërmëve të saj në shpërthimin në Peshavar

Një eksplodim i fuqishëm ka ndodhur afër një kishe të krishterë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Këtë shpërthim, afër kishës “St. John” në lagjen Kohati Gate, e kanë shkaktuar dy sulmues vetëvrasës, me ç’rast janë vrarë së paku 50 vetë dhe plagosur më tepër se 70 të tjerë.

Shumica e të plagosurve raportohet se janë në gjendje serioze shëndetësore.

Konsiderohet se brenda në kishë, në kohën e shpërthimeve, ishin afro 600 besimtarë të krishterë.

Në Pakistan, të krishterët përbëjnë afro 4% të popullatës.

Ata në përgjithësi e mbajnë një profil të ulët, por megjithatë ndonjëherë sulmohen nga ekstremistët islamikë, të cilët këtë popullatë e konsiderojnë heretike.
XS
SM
MD
LG