Ndërlidhjet

Siri: Nga predha në Ambasadën ruse – tre të plagosur


Pamje e mbishkrimit të Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë

Pamje e mbishkrimit të Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë

Një predhë ka rënë sot në territorin e Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se tre punonjës të Ambasadës ishin plagosur në këtë sulm, por lëndimet nuk janë serioze.

Më herët agjencitë e lajmeve, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të ambasadës, kishin raportuar se askush nuk ishte lënduar dhe se po punohej normalisht.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se forcat kryengritëse, që po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad, e kanë hedhur këtë predhë.

Rusia është mbështetësi kryesor ndërkombëtar i regjimit të Assadit, dhe e furnizon atë me armë dhe i jep përkrahje diplomatike.
XS
SM
MD
LG