Ndërlidhjet

logo-print

Najrobi: Dëgjohen të shtëna të shumta në qendren tregtare


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të shtëna të shumta janë dëgjuar në qendren tregtare të Najrobit ku raportohet se së paku 68 persona janë vrarë në një sulm të grupit islamik somalez, al Shabaab.

Të shtënat sipas agjencisë së lajmeve Reuters, lënë të kuptojnë se forcat e sigurisë keniane kanë ndërhyrë për të shpëtuar personat që po mbahen peng nga al Shabaab.

Ushtria e Kenisë përmes profilit në rrjetin social, Tëitter, ka thënë se është duke shikuar të gjitha mundësitë që t’i jap fund ngjarjes sa më shpejtë që është e mundshme.
XS
SM
MD
LG