Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i viktimave në sulmin kundër të krishterëve arrin në 81


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët pakistanez kanë thënë se një shpërthim afër kishës në qytetin e Peshawarit ka vrarë së paku 81 persona.

Ministri federal i brendshëm, Cahudry Nisar Ali Khan ka thënë se 10 persona të tjerë prej grupit të 100 personave të lënduar janë në gjendje kritike për jetë.

Dy sulmues vetvrasës e kanë hedhur vetën në erë në Kishën e Shën Xhonit në këtë qytet pakistanez të dielën, gjatë kohës kur raportohet se së paku 600 besimtarë ishin brenda në kishë.

Të krishterët e përbëjnë 4% të popullatës së Pakistanit.
XS
SM
MD
LG