Ndërlidhjet

Vërshime deri në 1.5 m në Manila


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të reshurat e shumta që kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të tokës, kanë marrë jetën e gjashtë personave, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Zona më e goditur nga kjo situatë është qyteza e Subic, rreth 80 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Manila.

Nuk është ende e qartë se sa persona kanë mbetur të ngujuar në qytezën prej 160 mijë banorëve, por një prej tyre ka thënë se “shumë” njerëz kanë dal mbi kulmet e shtëpive, duke pritur që të shpëtohen.

Në kryeqytetin e këtij vendi, të gjitha shkollat janë mbyllur pasi niveli i ujit ka arritur deri në 1.5 metër.

Furtuna Usagi tashmë e ka kaluar pjesën veriore të Filipineve këtë fundjavë, por kjo stuhi po vazhdon të sjellë të reshura të mëdha.
XS
SM
MD
LG