Ndërlidhjet

Papa lutet për viktimat e sulmit në Pakistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Papa Françesku është lutur për viktimat kristiane që u vranë gjatë sulmit me bombë në një kishë në qytetin pakistanez, të Peshaëarit.

Papa është lutur të dielën për viktimat gjatë vizitës që i ka bërë ishullit italian të Sardinjas.

"Në Pakistan, për shkak të zgjedhjeve të gabueshme, një vendim i urrejtjes, i luftës ka pasur një sulm në të cilin dhjetëra persona kanë vdekur. Kjo zgjedhje nuk mund të qëndrojë. Nuk i shërben asgjësë. Vetëm rruga e paqes mund të ndërtojë një botë më të mirë”, ka thënë Papa Françesku.

Zyrtarët pakistanez kanë thënë se shpërthimi afër kishës në qytetin e Peshaëarit ka vrarë së paku 81 persona.

10 persona të tjerë prej grupit të 100 personave të lënduar janë në gjendje kritike për jetë.

Dy sulmues vetvrasës e kanë hedhur vetën në erë në Kishën e Shën Xhonit në këtë qytet të dielën, gjatë kohës kur së paku 600 besimtar ishin brenda në kishë.


Kristianët e përbëjnë 4 % të popullatës së Pakistanit.
XS
SM
MD
LG