Ndërlidhjet

Pjesëtarja e "Pussy Riot" ka nisur grevë urie


Pjesëtarja e "Pussy Riot", Nadezhda Tolokonnikova,
Pjesëtarja e "Pussy Riot", Nadezhda Tolokonnikova,
Pjesëtarja e rok grupit rus, Pussy Riot që është e dënuar me burg, Nadezhda Tolokonnikova, e ka nisur një grevë urie, duke thënë se administrata e burgut e ka kërcënuar se do ta vrasë atë.

Bashkëshorti i saj, Pyotr Verzilov, e ka publikuar deklaratën e saj të hënën.

Deklarata thotë se Tolokonnikova, e ka nisur grevën e urisë si protestë ndaj kërcënimeve për vrasjen e saj nga rojet e burgut dhe të burgosurave të tjera që bashkëpunojnë me administratën e burgut.

Në këtë deklaratë, Tolokonnikova gjithashtu jep detaje se si abuzohen të burgosurat nga zyrtarët e burgut.

Tolokonnikova dhe bashkëpjesëtarja e grupit muzikor të saj, Maria Alyokhina janë dënuar me dy vjet burgim për shkak të hulaginazmit të motivuar nga urrejtja fetare.

Ato janë arrestuar pasi kanë përformuar kundër presidentit rus, Vladimir Putin në katedralen ortodokse të Moskës në shkurt të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG