Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria britanike, takim urgjent për situatën në Najrobi


Kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron e ka ndërprerë qëndrimin me Mbretëreshën Elizabeta II të hënën që të kthehet në Londër për të mbajtur një takim emergjent për shkak të pengmarrjes në Najrobi.

Cameron ka qenë duke kaluar kohë me monarkët në shtëpinë private të tyre në Balmoral në Skoci, një ftesë kjo tradicionale që i bëhet familjes së kryeministrit çdo shtator.

Komiteti për reagim emergjent i qeverisë britanike, COBRA është takuar për herë të dytë të dielën për shkak të sulmit të militantëve islamik somalez, al Shabaab në një qendër tregtare të kreyqytetit kenian.

Në mesin e 68 personave të vrarë tashmë është konfirmuar se ka edhe qytetarë britanik.

Përballja në mes të trupave keniane dhe militantëve islamik po vazhdon në qendrën tregtare, 48 orë pasi ka nisur sulmi.
XS
SM
MD
LG