Ndërlidhjet

Snowden shëtitet i maskuar nëpër Rusi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ish kontraktori i shërbimit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, është duke jetuar në një adresë sekrete në Rusi, raporton AFP e cila shkruan se ai nganjëherë del i maskuar, edhepse rreziku për të vazhdon të jetë i lartë.

Edhe një vizitë nga familja e tij ja rrezikon sigurinë e tij, e citon avokatin e Snowden, AFP.

Ai i ka evituar të gjitha kontaktet me mediat që prej se ka shkuar në Rusi nga Hong Kongu në muajin qershor, ndërsa avokati i tij, Anatoly Kucharena, është bërë zëdhënësi i tij jo zyrtar.

“Unë jam lidhja e tij me botën e jashtme për momentin. Edhe kontakti me prindërit e tij bëhen përmes meje”, ka thënë Kucharena në një intervistë të publikuar në revistën javore, Itogi.

“Ai mund të ec krahas jush, dhe ju nuk do e njihnit atë”, ka thënë avokati rus duke treguar se Snowden nuk rri tërësisht i izoluar, por ai del i maskuar.

Kucharena gjithashtu ka thënë se amerikani është duke mësuar rusishten me shpejtësi.

Snowden ka qëndruar më shumë se një muaj në zonën tranzite të aeroportit moskovit para se të fitonte azil të përkohshëm.

30 vjeçari që ka punuar si analist i sigurisë për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, NSA, kërkohet në SHBA pasi ka zbuluar materiale sekrete të programeve të spiunimit amerikan.
XS
SM
MD
LG