Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Të krishterët protestojnë për shkak të sulmeve


Të krishterët në Pakistan protestojnë për shkak të sulmeve me bomba në një kishë në Peshawar

Të krishterët në Pakistan protestojnë për shkak të sulmeve me bomba në një kishë në Peshawar

Të krishterët pakistanezë janë duke protestuar në të gjithë vendin pas dy sulmeve me bomba në një kishë të dielën.

Sulmi në kishën “All Saints” në qytetin veri-perëndimor të Peshaëarit raportohet se është më i rëndi që është realizuar ndonjëherë kundër të krishterëve në Pakistan.

Të hënën, të krishterë të zemëruar kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin për të protestuar kundër sulmeve.

Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve ka arritur në 81 të vrarë të hënën.

Më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.

Militantët islamik të afërt me talibanët, Junood ul-Hifsa, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës, duke thënë se kështu janë hakmarrë ndaj sulmeve të pilotëve aeroplanë pa ekuipazh kundër Al Kaedës.

Të krishterët në Pakistan, edhepse të diskriminuar, sulmet kundër tyre janë të rralla.
XS
SM
MD
LG