Ndërlidhjet

Të krishterët protestojnë në Pakistan

  • RFE /RL

Të krishterët pakistanezë janë duke protestuar në të gjithë vendin pas dy sulmeve me bomba në një kishë të dielën.

Sulmi në kishën “All Saints” në qytetin veri-perëndimor të Peshawarit raportohet se është më i rëndi që është realizuar ndonjëherë kundër të krishterëve në Pakistan.

Të hënën, të krishterë të zemëruar kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin për të protestuar kundër sulmeve.

Zyrtarët thonë se numri i personave të vrarë të hënën ka arritur në 81.

Më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.

Militantët islamik të afërt me talibanët, Junood ul-Hifsa, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës, duke thënë se kështu janë hakmarrë ndaj sulmeve të pilotëve aeroplanë pa ekuipazh kundër Al Kaidës.

Të krishterët në Pakistan, edhe pse të diskriminuar, sulmet kundër tyre janë të rralla.
XS
SM
MD
LG