Ndërlidhjet

Jahjaga në Mitrovicë, jep mesazhe për tolerancë


Mitrovicë, 23 shtator 2013.
Mitrovicë, 23 shtator 2013.
Në Mitrovicë ka nisur punimet konferenca e parë e të rinjve të Forumit për Qytetet në Tranzicion, e cila do të zgjasë deri më 27 shtator.

Në hapje të konferencës, e cila bashkon përfaqësuesit e të rinjve nga dhjetë qytete të botës, ka folur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Qytetet e ndara janë përkujtues të një të kaluare të hidhur, me pasoja shumë të rënda, pasoja që në shumë raste janë akoma prezente. Por, janë edhe përkujtues të rrezikut që vjen nga përjashtimi, nga refuzimi për të pranuar e respektuar të tjerët”, ka deklaruar Jahjaga.

Ajo po ashtu ka thënë se shoqëritë në Evropën Juglindore përgjithësisht kanë qenë përjashtuese dhe se tani ka ardhur koha që të krijohet një mjedis gjithëpërfshirës, që ndërton të ardhmen, pa e harruar të kaluarën.

“Në Kosovë, përkundrejt vështirësive e sfidave, vizioni ynë mbetet i qartë. Ne jemi të përkushtuar të shohim drejt së ardhmes, duke marrë mësime nga e kaluara dhe duke mos lejuar që ajo të përsëritet më. Ne mbetemi të përkushtuar të bëjmë Kosovën vend të qytetarëve të saj pa dallim. Ta vlerësojnë multietnicitetin dhe multikulturalizmin tonë si vlera të shoqërisë, të shtetit tonë që me krenari i ndajmë me të tjerët”, ka thënë Jahjaga.
XS
SM
MD
LG